Në prag të protestës, Tedi Blushi: Rinia është orteku që do shembë sistemin dhe do ndëshkojë keqqeverisjen e Ramës

Shqipëria

Në prag të protestës, Tedi Blushi: Rinia është orteku që do shembë sistemin dhe do ndëshkojë keqqeverisjen e Ramës

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:18
Tedi Blushi

Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë foto me gjimnazistët, teksa ka shkruar se bashkimi i të rinjve është orteku që do të shembë sistemin dhe do të ndëshkojë keqqeverisjen kryeministrit Edi Rama.

Ky mesazh vjen pas konferencës së gjimnazisteve të PL-së. Më datë 6 dhjetor do të mbahet protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 

“Rinia është fuqia e Ndryshimit të Madh!

Bashkimi i të rinjve është orteku që do të shembë sistemin dhe do të ndëshkojë keqqeverisjen e Edi Ramës!

FITORJA DO TË JETË E RINISË!”
, ka shkruar Tedi Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat