IKMT e forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar dhe ditë pushimi, aksioni i paligjshëm vijon edhe natën me prozhektorë

Shqipëria

IKMT e forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar dhe ditë pushimi, aksioni i paligjshëm vijon edhe natën me prozhektorë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Prej tre ditësh vijon sulmi ndaj Prestige Resort dhe puna për shembjen e godinave.

Punonjësit e IKMT dhe forcat xheniere nuk kanë respektuar as oraret zyrtare dhe as ditën e pushimit.

Ashtu si edhe dje, puna vijon ende me prozhektorë, situatë kjo e krijuar edhe nga urdhri i drejtoreshës së IKMT Dallëndyshe Bici e cila ka urdhëruar që shembja të përfundojë më 5 dhjetor.

Pavarësisht orës së vonë dhe errësirës, vijon puna për hapjen e vrimave ku do të vendoset eksplozivi me anë të të cilit do të kryhet shpërthimi i komanduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat