‘Çdo gjë e imja të përket ty’! Vrau nga xhelozia 19-vjeçaren shqiptare, ja çfarë shkruante në rrjete sociale Qamil Taja

Shqipëria

‘Çdo gjë e imja të përket ty’! Vrau nga xhelozia 19-vjeçaren shqiptare, ja çfarë shkruante në rrjete sociale Qamil Taja

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 20:31
Qamil Taja

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin Qamil Taja të ekzekutonte Krisjana Brakajn në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Profili i tij në rrjete sociale është i mbushur me këngë dhe postime të trishta.

“Ti kurrë nuk je jashtë mendjes sime, çdo gjë e imja të përket ty. Ti kurrë nuk ike, tek unë ke ekzistuar. Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti”, shkruhet në një prej postimeve të tij në Facebook.

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat