Dallëndyshe Bici merr kompetencat e Gjykatës, nuk pret seancën e të hënës për “Prestige Resort”! Ja veprat penale që po kryen

Shqipëria

Dallëndyshe Bici merr kompetencat e Gjykatës, nuk pret seancën e të hënës për “Prestige Resort”! Ja veprat penale që po kryen

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Kryetarja e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, (IKMT), Dallëndyshe Bici duket se ka vendosur të shkelë me të dyja këmbët ligjin, duke i mohuar kompanisë “Erjoni SHPK” të drejtën të ankimojë vendimin për “Prestige Resort” në Gjykatën Administrative.

Më datë 1 dhjetor, kompania “Erjoni SHPK” i ka drejtuar një letër zyrtare IKMT-së së Dallëndyshe Bicit, ku u behet me dije që të ndalohet dëmtimi i godinës deri në shprehjen e Gjykatës Administrative të Durrësit.

Mes të tjerave, në letër evidentohen dhe shkeljet ligjore që IKMT dhe kryetarja e saj, Dallëndryshe Bici po realizon, duke vijuar në mënyrë arbitrare vendimin për të rrëzuar në tokë një investim privat, i cili është me leje.

Ditën e sotme IKMT ka bërë të ditur dhe orën e shpërthimit të godinës, duke e ngarkuar atë me 70 kilogram lënë plasëse.

Ndërkohë që ekspertët ligjore të kompanisë “Erjoni SHPK” i kanë kujtuar drejtoreshës së IKMT dy veprat penale që po kryen, duke i hequr të drejtën investitorit të ketë të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.

“Ju sqarojmë se, veprimet tuaja janë tërësisht abuzive dhe përbëjnë vepër penale, konkretisht “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 Kodit Penal dhe “Shkatërrimi Ndërtesave dhe Objekteve Të Tjera” parashikuar nga neni 154/a Kodit Penal, për të cilat shoqëria “ERJONI SHPK ka depozituar kallëzimet përkatëse penale në Prokurori”, thuhet në letrën e kompanisë Erjoni SHPK.

Ndërkohë që edhe pse Gjykata Administrative ka caktuar ditën e hënë seancën e radhës për të shqyrtuar këtë ankesë, IKMT ditën e sotme ka dalë në njoftim zyrtar, duke i vendosur dhe orën e shembjes, e cila paradoksalisht është një ditë para seancës së Administratives.

Madje godina është mbushur me një sasi rekord eksplozivi, rreth 70 kilogram, duke rrëzikuar dëmë të rënda edhe në objektet për rreth.

NJOFTIMI I IKMT

IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 7-katësh në vijën bregdetare të Kavajës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil. Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15:00.

KËRKESA E “ERIONI SHPK” DREJTUAR IKMT-së

DREJTUAR: INSPEKTORIATIT KOMBËTAR TË MBROJTJES SË TERRITORIT

KRYEINSPEKTORE, DALLËNDYSHE BICI

NGA:  SHOQËRIA “ERJONI” SHPK

LENDA: KËRKESË

Të nderuar,

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në datë 1 Dhjetor 2022, në mëngjes, ora 7:45, është paraqitur pranë kompleksit turistik “Prestige Holiday Resort” me adresë Golern, Kavajë dhe me përkrahjen e Policisë së Shtetit ka realizuar rrethimin perimetral të kompleksit, me mbishkrimin “vendngjarje”, duke larguar me forcë të gjithë punonjësit që ishin prezent si dhe të gjithë pushuesit që ishin akomoduar në “Prestige Holiday Resort”. Menjëherë pas kësaj, është filluar nga ana juaj prishja me mjete të rënda e Godinës Nr. 5 të ndodhur në “Prestige Holiday Resort”

Nga ana e përfaqësuesve të institucionit tuaj, nuk na është vendosur në dispozicion asnjë dokument, procesverbal, vendim apo akt tjetër administrativ që të justifikojë veprimet e paligjshme të prishjes së objektit, të cilat po vijojnë pa pushim që prej mëngjesit të datës 1 Dhjetor 2022.

Nga ana e përfaqësuesve të institucionit tuaj nuk është mbajtur asnjë procesverbal konstatimi dhe nuk është marrë asnjë vendim për prishje sipas ligjit, çka bën që këto veprime të jenë tërësisht të paligjshme dhe pa asnjë bazë ligjore.

Nënvizojmë se të gjitha këto veprime po realizohen pa asnjë dokumentacion dhe/ose procedurë ligjore.

Në bazë të kërkesës tonë të sigurimit të padisë datë 1 Dhjetor 2022 të depozituar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, është caktuar seanca gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, për shqyrtimin e pezullimit të prishjes nga ana e IKMT-së, më datë 5 Dhjetor 2022, ora 10:00.

Nëpërmjet kësaj kërkese ju drejtohemi duke kërkuar që deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës të sigurimit të padisë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, të ndaloni të gjitha veprimet e prishjes së Godinës Nr. 5, derisa organet e drejtësisë të marrin një vendim gjyqësor.

Ju sqarojmë se, veprimet tuaja janë tërësisht abuzive dhe përbëjnë vepër penale, konkretisht “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 Kodit Penal dhe “Shkatërrimi Ndërtesave dhe Objekteve Të Tjera” parashikuar nga neni 154/a Kodit Penal, për të cilat shoqëria “ERJONI SHPK ka depozituar kallëzimet përkatëse penale në Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat