“Do ta paguajnë dyfish njerëzit”, Alimehmeti për shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”: Kjo bëhet për të kontrolluar me dhunë mediat para zgjedhjeve

Shqipëria

“Do ta paguajnë dyfish njerëzit”, Alimehmeti për shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”: Kjo bëhet për të kontrolluar me dhunë mediat para zgjedhjeve

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:54
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti ka reaguar pas shembjes në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare të ‘Prestige Resort’.

Në një reagim në Facebook ai shkruan se “nëse një biznes hidhet në erë pa vendim gjykate (që dilte nesër) dhe pasi ia ka dhënë vetë lejen e ndërtimit, do të thotë vetëm që me lekët tona ne do të na duhet të dëmshpërblejmë dëmin e shkaktuar dy herë nga qeveria. Qeveria mendon vetëm për interesat e tyre personale dhe aspak për dëmet që i bën komunitetit”.

Ai thotë se e gjithë kjo bëhet për të kontrolluar median para zgjedhjeve.

“E gjitha kjo vetëm për të kontrolluar me dhunë mediat përpara zgjedhjeve vendore”, thotë ai.

Alimehmeti thotë se ky është abuzim i dyfishtë me fuqinë, abuzim të cilin do ta paguajnë qytetarët.

“Ky është abuzim i dyfishtë fuqie. Këtë abuzim do ta paguajnë dyfish njerëzit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat