Salianji: Dje iu vendosen minat shtetit ligjor, reagimi i Ramës si i një prej të menderosuri, sot duhet të ishte i pandehur

Shqipëria

Salianji: Dje iu vendosen minat shtetit ligjor, reagimi i Ramës si i një prej të menderosuri, sot duhet të ishte i pandehur

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 10:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se dje iu vunë minat shtetit ligjor me shembjen e Prestige Resort. Në një lidhje live përmes skype për News24 Salianji tha se Rama veproi dje për inat personal, ndërsa shtoi se ai akt cënon themelet e demokracisë.

“Dukej si vendosje e minave tek themelet e shtetit të së drejtës. E qartë që shkatërroi sigurinë juridike dhe ngjall pasiguri tek investitorët. Jo vetëm që u soll si depot, por tenton ë hedhë gur themeli të një regjimi të plotë. Rama e bën këtë ndaj një grupi mediatik më të fuqishëm, imagjinoni si është sjellja ndaj administratës, apo njerëzve që nuk kanë mundës për tu përballur. E çoi në nivelin e kërcënimit të drejtpërdrejtë të medias duke e parë gjithë shqiptaria dhe ndërkombëtaret vetëm për kënaqësinë e një spektakli të shëmtuar. I bindur që për qytetarët do të jetë një barrë tjetër financiare. Një akt i kryer në paligjshmëri ndaj biznesit me lejet të rregullta do t’i kushtojë qytetarëve. Sjellje e një kalamani ordiner”, tha ai.

Gjithashtu Salianji tha se kryeministri Rama duhet të ishte i pandehur.

“Ky është nja akt që cënon themelet e demokracisë dhe do të imponojë me forcë vullneti e një njeriu të vetë. Ky thotë fjala ie është ligj dhe do ta kthejë në pushtet personal. Ai do të vendosë kush duhet të përfitojë e kush jo. Reagimi qytetar duhet të jetë i fortë, për ta shkundur nga themelet. Pra nuk ka kushte për të punuar në mënyrë të ndershme, qeveria nuk të lejon sepse do të mbajë oligarkët e tij. Nuk i intereson ti imponohet, e drejta duhet të jetë e fortë dhe jo e forta të imponohet me dhunë. Ishte një objekt që nuk ka emergjencë për tu shkatërruar ditën para se të jepet vendimi. Një hakmarrje personale tipike e bandave mafioze. Ishte një reagim prej një të menderosuri. Një reagim i një despoti të sëmurë. tregon që edhe ai është në çekuilibër mendor. Ai kërkon ta kthejë përmbys duke thënë që është ndërtim pa leje. Nëse do kishte institucione të forta Edi Rama duhet të ishte para drejtësisë. Kryeministri ka shpërdëruar detyrën më së paku dhe sot duhet të ishte i pandehur.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat