Për herë të parë një president francez në Tiranë, Macron: I lumtur që jam në Shqipëri

Shqipëria

Për herë të parë një president francez në Tiranë, Macron: I lumtur që jam në Shqipëri

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:21
Rama- Macron

Samiti i BE në Tiranë shënon një tjetër ngjarje historike. Për herë të parë në Tiranë vjen një president francez dhe ai është Emanuel Macron.

Ai u prit nga kryeministri Edi Rama i cili ishte Entuziast dhe i buzëqeshur.

Macron foli për mediat për një sërë çështjesh të rëndësishme.

“Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar.

E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm.Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat