“Ky është atentat!”- Ish-Presidenti kroat me fjalë të mëdha për Berishën: Është babai i demokracisë, i duhet shqiptarëve

Shqipëria

“Ky është atentat!”- Ish-Presidenti kroat me fjalë të mëdha për Berishën: Është babai i demokracisë, i duhet shqiptarëve

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Foto nga takimi

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, e ka quajtur një “antenat” goditjen me grusht të liderit të opozitës, Sali Berisha, nga 31-vjeçari Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, gjatë kohës që po mbahej samiti i BE në kryeqytet.

Pas takimit me kreun e PD-së në selinë blu, Mesiç theksoi se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndaj Berishës, të cilin e konsideroi  “babai të demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.

Ish-Presidenti kroat shtoi se Berisha i duhet “shqiptarëve, rajonit dhe komunitetit evropian”, teksa i uroi qëndrim në politikë edhe më tutje.

“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë.

U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë”, u shpreh ai.

Dy ditë pasi u qëllua me grusht në fytyrë Berisha është shfaqur para kamerave me sy të nxirë.

Gjatë takimit me Stipe Mesiç ai mban syze dielli dhe nuk i heq për asnjë moment.

Ndërkohë, në video duket pjesa e nxirë rreth syrit dhe plagë në hundë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat