Sulmi ndaj Sali Berishës, mjeku Alimehmeti lëshon reagimin e fortë: Mund të kishte qenë fatale

Shqipëria

Sulmi ndaj Sali Berishës, mjeku Alimehmeti lëshon reagimin e fortë: Mund të kishte qenë fatale

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 10:06
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti, e ka cilësuar si “atentat” goditjen me grusht t ëish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. I ftuar në “Wake Up”, Aliehmeti tha se goditja mund të kishte qenë fatale për Berishën. Ai shtoi më tej se kreu i PD-së ka arritur të ruajë humorin dhe ka një meritë të veçantë për atë moment të vështirë.

“Do ta cilësoj si atentat. Një goditje e atij tipi, ka një gjasë për humbje jete. Me një goditje në kokë dhe në moshën e tij, kishte një mundësi për të qenë fatale. E kuptoni sa gjë e rëndë ishte. Barbari, primitivitet, që nuk do donim ta shinim në 2022 ndaj askush, jo më ndaj liderit historik Sali Berisha. Të goditet në mes të protestës lideri historik. Mbajti humorin e duhur të turmës. Meritë absolute në një moment të vështirë,”- tha mjeku.

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, por sot do të dalë në gjyq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat