​Del nga shtrati lumi Erzen, në Durrës, uji hyn në 20 shtëpi, 300 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Shqipëria

​Del nga shtrati lumi Erzen, në Durrës, uji hyn në 20 shtëpi, 300 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Afërsisht 300 hektarë tokë bujqësore në Sukth të Durrësit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë 20 shtëpi ndodhen nën pushtetin e ujit. Uji ka depërtuar brenda tyre duket i detyruar familjarët të strehohen tek të afërmit apo fqinjët e tyre. E në pritje të tërheqjes së ujërave nga banesat, ata do të përballen me pasojat e përmbytjeve që ndodhin sa herë bie shi.

Nga vëzhgimet në terren rezulton se një pjesë e mirë e kanaleve kulluese është e mbushur me mbetje urbane, ndaj kërkohet ndërhyrje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tyre.

Ura e Shën premtes që lidh Sukthin me Katundin e Ri. E gjitha ndodhet nën ujë dhe është e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët. Ndërkaq reshjet e shiut kanë nisur sërish./TopChanel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat