“Çfarë të bëj në Shqipëri...”, emigranti shqiptar nga Londra në ankth: Punoj në ndërtim, kam frikë se do na...

Shqipëria

“Çfarë të bëj në Shqipëri...”, emigranti shqiptar nga Londra në ankth: Punoj në ndërtim, kam frikë se do na...

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një emigrant shqiptar i cili jeton dhe punon në Londër është shprehur shumë i frikësuar për kthimin e tij në Shqipëri nga autoritetet e Britanisë së Madhe.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Review” në Euronews Albania, emigranti u shpreh se nuk do që të kthehet pasi nuk ka të ardhme në Shqipëri.

“Po, shumë. Çfarë të bëj në Shqipëri, ku e kam të ardhmen në Shqipëri? Kam të afërm, punoj në Londër, në ndërtim. E kam marrë avokatin, për fat të keq, nuk e di a ishte avokat apo sekser, më nxorri jashtë shteti anglez nga kampi, avokati nuk e dinte që më kanë nxjerrë jashtë, ai e dinte që isha akoma brenda.

Akoma nuk kam gjetur avokat tjetër. Nuk kam të ardhme, nuk kam ku të punoj”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat