Sulmet kibernetike nga Irani/ Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë ndaj 5 punonjësve të Ministrisë së Brendshme

Shqipëria

Sulmet kibernetike nga Irani/ Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë ndaj 5 punonjësve të Ministrisë së Brendshme

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masat e sigurisë për pesë punonjësit e IT-së, nga Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Administratës Publike që akuzohen për shpërdorim detyre, në rastin e sulmeve kibernetike.

Rreth një muaj më parë, prokuroria firmosi 5 urdhër arreste në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike nga Irani.

Më 15 korrik të këtij viti vendi yne ra pre e sulmeve kibernetike, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

“Referuar raportimeve te mëparshme ne media, lidhur me procedimin penal për sulmin kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen e menaxhohen nga AKSHI, mbi kërkesat e prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj personave nën hetim Znj. A. S., Z. I. L., Znj. R. Ll., Z. A. S. masën e sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”

Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të datës 22.12.2022, vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat