Drejtori i OSHEE-së që u dhunua flet për ngjarjen: S’kam pasur probleme me dy të akuzuarit! S’mund t’i dalësh kështu një zyrtari

Shqipëria

Drejtori i OSHEE-së që u dhunua flet për ngjarjen: S’kam pasur probleme me dy të akuzuarit! S’mund t’i dalësh kështu një zyrtari

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:03
Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Edmir Përndreca

Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Edmir Përndreca, i cili u dhunua disa javë më parë me sende të forta, ka pretenduar se ngjarja ndodhi për shkak të detyrës.

Ai tha për mediat se nuk i njeh dy të akuzuarit dhe Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, ndaj të cilëve sot gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për veprat për plagosje e rëndë me dashje dhe goditje për shkak te detyrës.

“Mund të jetë lëvizje punonjësish që prishin interesa”, pretendoi Perndreca, duke sqaruar se kurrë s’ka pasur probleme me dy të arrestuarit.

“Është diçka ekstreme, s’mund t’i dalësh kështu një zyrtari, ka zyrë ka komunikim, por jo rrugëve”, shtoi drejtori i OSHEE-së Lezhë, ndërsa theksoi se do vazhdojë të bëjë punën, ashtu siç e ka bërë deri tani.

“Goditja është për shkak të detyrës absolutisht që po se nuk kam pasur probleme të tjera.

Duke pretenduar gjithmonë që me treguesit me arrit në nivele maksimale normal që prishen interesa, ndodh edhe kjo.

Qoftë e lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato edhe kjo pjesë e saj.

Por jemi kthyer në punë pa u tërheq në asnjë moment për të zbatuar ligjin e për të bërë detyrën.

S’na ka qëlluar asnjëherë të rrimë me nivele të tilla. Absolutisht kurrë s’kam pasur probleme me dy të akuzuarit. Përderisa si kam njohur, si do kisha probleme me ta?

Do flasë ligji dhe do zbardhet ngjarja. Nuk ka pasur asnjëherë raste të tilla, është diçka ekstreme, s’mund t’i dalësh kështu një zyrtari, ka zyrë, ka komunikim, por jo rrugëve. Do vazhdoj punën siç e kam bërë deri tani”, u shpreh ai.

Si ndodhi ngjarja

Drejtori i Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll. 43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur.

Pas goditjes, Përndreca u konfliktua me shoferin dhe 2 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krahë dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat