I biri u arrestua pasi dyshohet se ka vrarë biznesmenin Edmond Papa, pezullohet nga detyra efektivi Dilaver Velo

Shqipëria

I biri u arrestua pasi dyshohet se ka vrarë biznesmenin Edmond Papa, pezullohet nga detyra efektivi Dilaver Velo

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:35
Albano Velaj

Pezullohet nga deyra efektivi Dilaver Velo. Djali i tij, Albano Velaj dyshohet se ka vrarë biznesmenin Edmond Papa.

Menjëherë pas ndalimit të Albano Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat