Si u alarmuan misionaret e kishës pasi panë nënën pa foshnjën! 32-vjeçarja jetonte tek të afërmit, mister babai i të porsalindurit

Shqipëria

Si u alarmuan misionaret e kishës pasi panë nënën pa foshnjën! 32-vjeçarja jetonte tek të afërmit, mister babai i të porsalindurit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Alarmin për zhdukjen e foshnjës së porsalindur që u gjet e pajetë në lumin Kir e kanë dhënë misionaret e kishës katolike që kujdeseshin për 32-vjeçaren Orjana Gremi.

Ajo i kishte paralajmëruar se do hidhte foshnjën në lumë dhe në momentin kur kanë vënë re që nuk e kishte fëmijën me vete kanë njoftuar policinë, që nisën menjëherë kërkimet, raporton News24.

Pasi morën në pyetje nënën e re, ajo u rrëfeu se e kishte mbështjellë të birin e porsalindur me batanije dhe plastmasë dhe e kishte hedhur në lumë.

Pikërisht në vendin që Orjana Gremi u kishte treguar, blutë e Shkodrës gjetën trupin e pajetë të foshnjës.

Ajo ka rrëfyer se aktin e rëndë e ndërmori pasi ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta mbante fëmijën.

32-vjeçarja e pamartuar solli në jetë fëmijën më 30 dhjetor dhe doli nga spitali më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat, madje edhe për përfitimin e bonusit si nënë e re.

Ajo ishte larguar nga qyteti i lindjes Fieri dhe jetonte te dajat në Shkodër, ndërsa nuk dihet ende kush është babai i fëmijës. Orjana Gremi u prangos me akuzën e vrasjes së djalit të saj të porsalindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat