A kanë autoritetet përgjigje për Ervis Martinajn? Flet gazetari: Janë pranë një versioni zyrtar, me zhdukjen e tij përfundoi edhe saga e atentateve

Shqipëria

A kanë autoritetet përgjigje për Ervis Martinajn? Flet gazetari: Janë pranë një versioni zyrtar, me zhdukjen e tij përfundoi edhe saga e atentateve

Më: 21 janar 2023 Në ora: 18:29
Gazetari investigative, Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj

Gazetari investigative, Artan Hoxha, ka folur lidhur me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, duke thënë se megjithëse ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për fatin e tij, duket se autoritetet janë shumë pranë një version zyrtar, që sipas tij është eleminimi fizik i Martinajt.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste për Neës 24, ku shtoi se bashkë me zhdukjen e Martinajt, përfundoi edhe saga e atentateve të bujshme në vendin tonë.

Ai tha se edhe klani i Ervis Martinajt ka dalë nga loja dhe nuk ka më pushtet në Shqipëri, duke shtuar se autoritetet duhet të zbardhin edhe vrasjen e kushëririt të tij, Brilant Martinajt dhe 2 miqve të tij.

“Për fat të keq, autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje për Ervis Martinajn. Por tashmë janë pranë një version zyrtar që ngjason me versionin tim të parë që thashë se kemi të bëjmë me një rrëmbim, zhdukje dhe eleminim të personit në fjalë. Pra ne kemi dy prokurori, SPAK që e ka shpallur në kërkim Martinajn, dhe Prokuroria e Kurbinit që kërkon për zhdukjen e Martinajt.

Realiteti është që Martinaj është i zhdukur. Edhe klani i tij ka dalë nga loja. Me zhdukjen e Martinajt përfunduan edhe atentatet e frikshme në vend. Bashkë me zhdukjen e Martinajt, e pazbardhur mbetet edhe vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinajt”, u shpreh Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat