“Ai korruptoi një drejtor të FBI-së, paska problem një AliBashë”, Noka: Këtu është hetuar një ministre për një arkë peshk

Shqipëria

“Ai korruptoi një drejtor të FBI-së, paska problem një AliBashë”, Noka: Këtu është hetuar një ministre për një arkë peshk

Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:52
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të hetohet për skandalin e McGonigal, pasi sipas tij, ai korruptoi një zyrtar të lartë të FBI-së.

Teksa ishte i ftuar në News24, Noka u shpreh se Rama përderisa korruptoi një drejtor të FBI-së, nuk e ka problem për të korruptuar një AliBashë.

Noka tha se opozita nuk është çështje numrash, por parimesh e normash dhe sipas tij, demokratët votuan Berishën sepse ai është lider dhe ka aftësinë të bëjnë bashkimin.

Ai shtoi se çdo tentativë për të manipuluar votën në zgjedhjet e 14 majit, do të marrë përgjigjen e duhur nga opozita.

Noka: Këtu është hetuar një ministre për një arkë peshk. Ai korruptoi një drejtor të FBI dhe paska problem për të korruptuar një AliBashë. Opozita e ka thënë i ndjeri miku im Olldashi, opozita nuk është çështje numrash, por fryme, vullneti, parime e normash. Shërbëtorët e Ramës tregojnë veten dhe nesër nuk kanë fytyrë ti dalin demokratëve përpara.

Pyetje: Do ta pranonit rezultatin e zgjedhjeve?

Noka: Çdo rezultat i zgjedhjeve të lira është i pranuar, çdo tentativë për të manipuluar votën do të marrë përgjigje. Takimet në terren janë të përditshme, por agjenda jonë nuk është vetëm ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat