Goditen me thikë nga persona të pa identifikuar, dy vëllezërit nga Mati nisen me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Goditen me thikë nga persona të pa identifikuar, dy vëllezërit nga Mati nisen me urgjencë drejt Tiranës

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se dy vellezrit A. Hysa dhe K. Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.

Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por se pritet të nisen me urgjencë drejtë Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë , ndërsa tjetri me ambulancë.

Grupi hetimor dhe prokurori janë nisur drejt vendngjarjes, për të hetuar lidhur me detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat