Balla: Edhe unë e kam takuar McGonigal, ja për çfarë kemi biseduar

Shqipëria

Balla: Edhe unë e kam takuar McGonigal, ja për çfarë kemi biseduar

Më: 30 janar 2023 Në ora: 13:47
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha këtë të hënë se edhe ai personalisht e ka takuar Charles McGonigal.

Gjatë një deklarate të mbajtur nga selia e Kuvendit këtë të hënë, Balla tha se takimi mes tij dhe ish-zyrtarit të FBI-së ka qenë një takim institucional në kohën që ky i fundit ka qenë në detyrë.

Ai tha se biseda ishte e fokusuar në funksionin e marrëdhënieve të shkëlyera mes FBI-së dhe autoriteteve shqiptare.

“Shikoni e para është që zyrtari ka ardhur në cilësinë e tij si zyrtar i shtetit Amerikan dhe patjetër që edhe unë e kam takuar, ku kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave të SHBA-ve dhe Shqipërisë. Dhe kur të vjen një kërkesë për të takuar një zyrtarë të këtij niveli, askush nuk do t’i thoshte jo.

Kanë qenë takime të një niveli bashkëpunimi sa kohë ka qenë në detyrë. Nuk e kam takuar kur nuk ka qenë në detyrë.

I them çdo qytetari shqiptar që në këtë histori nuk ka çështje. Është një bisedë që lidhet në kuadrin e një takimi njohës apo ndarje eksperience, pasi nuk ka sot një strukturë më të organizuar në botë në lidhje me korrupsionin, sulmet kibernetike dhe çdo krim tjetër se FBI”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat