Vdekja e nënës së re pas abortit në Elbasan, flet mjeku anestezist: Iku me këmbët e veta

Shqipëria

Vdekja e nënës së re pas abortit në Elbasan, flet mjeku anestezist: Iku me këmbët e veta

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën në maternitet, disa orë pasi kreu një abort. Pas kësaj, policia procedoi penalisht dy mjekë të maternitetit.

Mediat kanë siguruar dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Ai tregon se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shton rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, mjeku është larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat