Situatë kaotike në Kuvend për skandalin e fundit, Baçi paralajmërim Nikollës: Thërrisni Ramën

Shqipëria

Situatë kaotike në Kuvend për skandalin e fundit, Baçi paralajmërim Nikollës: Thërrisni Ramën

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 10:55
Luan Baçi

Seanca plenare e kësaj të enjteje është kthyer sërish në kaotike, me deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar foltoren të rrethuar nga garda.

Në fjalën e mbajtur, deputeti i PD-së Luan Baçi kërkoi anulimin e seancës së kaluar, rimiratimin e ligjeve të cilët kaluan në parlament dhe thirrjen e kryeministrit në seancën plenare të përgjigjet për përfshirjen në çështjen McGonigal.

Baçi iu drejtua me një ton të lartë dhe kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të respektojë rregulloren.

“Gjithmonë për procesverbalin, e enjtja e kaluar ishte një seamcë e turpshme. I gjithë procesverbali nuk duhet të kalojë.

Nuk përballeni dot me Sali Berishën. Thërrisni kryeministrin të përballet me gjithë opozitën këtu në parlament në lidhje me skandalin ku është përfshirë. Ajo seancë nuk duhet pranuar duhet anuluar dhe ato ligje duhen votuar përsëri. Votoni ju, por votoni në bazë të rregullave.

Parlamentin e keni kthyer në noter të kryeministrit. Shumë herë jemi përballur bashkë, Baçi e kam mbiemrin, Luan Baçi ta mbash mend mirë”, tha Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat