Hynë në banesë të maskuar dhe me forcë, gruaja me dy fëmijët e mitur terrorizohet nga policia - çfarë ndodhi në familjen shqiptare

Shqipëria

Hynë në banesë të maskuar dhe me forcë, gruaja me dy fëmijët e mitur terrorizohet nga policia - çfarë ndodhi në familjen shqiptare

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Policia ka ushtruar terror në një banesë në Lezhë ku jetonte një grua me dy fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja ndodhi në Dajç të Lezhës kanë përjetuar terror pasi banesa e tyre u kontrollua ne mëngjes herët nga policia. Pasi ka dëgjuar të bërtiturat e policisë, Kristina Gjinaj me fëmijët e traumatizuar janë shtrire për toke. Pas ikjes se tyre ka mësuar se janë nga FNSH-ja e Shkodrës, qe kane tentuar te hyjnë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronën e tyre. 

Pavarësisht frikës, ajo ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Pas largimit te policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin qe ndodhej si punëtor në Mal të Zi duke i kërkuar qe te kthehej për shkak te frikës qe kishin përjetuar dhe traumës qe kishin fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç. Artan Gjinaj është kthyer menjëherë dhe ka kërkuar shpjegime, por qe ende nuk i ka marre. Ai thotë se nuk ka asnjë problem dhe se nuk e di arsyet e këtyre veprimeve qe atij i janë thënë se janë te policisë.

Kristina Gjinaj shpjegon situatën dhe tmerrin e përjetuar se bashku me fëmijët e saj nga disa njerëz me uniforma policie dhe te armatosur duke shtuar se ka konstatuar vetëm dhunën e ushtruar prej tyre për te hyre brenda, por nuk mori asnjë përgjigje për veprimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat