Kandidati i PD poston fotot nga Durrësi: Rrugët në errësirë, rrezik për vjedhje dhe ngjarje të tjera kriminale

Shqipëria

Kandidati i PD poston fotot nga Durrësi: Rrugët në errësirë, rrezik për vjedhje dhe ngjarje të tjera kriminale

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit Igli Cara ka publikuar disa foto nga rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar.

Cara shkruan se mungesa e ndriçimit është e pranishme në rrugica dhe rrugë të Durrësit. Ai shton se ky është një rrezik i vazhdueshëm për këdo duke i hapur rrugë vjedhjeve.

“Në terr të plotë! Nuk ka rëndësi, nëse je në qendër apo në periferi, mungesa e ndriçimit është e pranishme në rrugica dhe rrugë të Durrësit.

Një rrezik i vazhdueshëm për këdo, duke i hapur rrugë vjedhjeve, konflikteve, aksidenteve apo dhe ngjarjeve kriminale.

Një tarifë e deyrueshme, që njeh vetëm rritje, pa u kthyer në shërbime për taksapaguesit. Ku shkojnë taksat e qytetarëve durrsakë?!!!”, shkruan Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat