Arrestimi i dy mjekëve në QSUT, deputeti i PD: U goditën për të tërhequr vëmendjen, korrupsioni i vërtetë zhvillohet nga shteti

Shqipëria

Arrestimi i dy mjekëve në QSUT, deputeti i PD: U goditën për të tërhequr vëmendjen, korrupsioni i vërtetë zhvillohet nga shteti

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:37
Foto ilustriml

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar për arrestimin e dy mjekëve në QSUT duke thënë se nëse shteti do të godiste korrupsionin e vërtetë, “Shqipëria të ishte në krye të vendeve me korrupsion minimal”.

Shehu shkruan në Facebook se Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku nuk janë as mjekë por personel shëndetësor, teksa shton se ka mbetur i çuditur nga survejimi dhe mënyra publike e arrestimit për vetëm 6000-7000 lekë.

Sipas tij, kjo bëhet me qëllim që korrupsioni i vërtetë “të lulëzojë i qetë e i ‘ushqyer’ mirë”.

Postimi i plotë:  

Sikur shteti te godiste korrupsionin e vertete sic ben me ate te „mjekeve!

Pa dyshim Shqiperia do te ishte ne krye te vendeve me korrupsion minimal.

Por fatkeqesisht eshte ne krye te vendeve ne bote per korrupsion galopant.

Kjo sepse korrupsioni i vertete zhvillohet nga „shteti“, pushteti, ushqehet e mbrohet nga ai.

Zhurme e madhe keto dite se kane arrestuar dy personel shendetesor per 6000-7000 leke te reja.

Se pari per te skjaruar, asnje nga ata nuk eshte mjek, sic propagandohet me cinizem e keq dashje ndaj tyre.

Jane po, dy persona, personel shendetesor.

Por ajo qe te terheq vemedjen e ben cudine eshte gjitha ajo procedure e gjate survejimi, ndjekje, ajo menyre publike arrestimi per vetem 6000-7000 leke.

Ndersa korrupsioni i madh, i vertete, shkaterrues i vendit e demokracise, me miliona Euro lulzon i qete e i “ushqyer” mire!

Dhe goditen mjeket e personeli pikerisht per te hequr vemendjen nga korrupsioni tragjik per vendin.

Edhe ato veprime te paligjeshme te personelit shendetesor jane te denueshme.

Por cdo gje ka permasat me saj, menyrat si duhet luftuar e si duhen denuar a ndaluar shkaktaret.

Ka dhe shkaqet e burimet e saj te ndryshme nga korrupsioni i vertete!

Dhe te mos harojme se mjeket, personeli, jane ne pjeset me te devoteshme te shoqerise sone.

Prandaj mjaft me e tilla teatralitete per te fshehur e maskuar korrupsionin e vertete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat