Detaje të reja për hetimin? Vodhi mbi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, pastruesja Rozeta Dobi rimerret në pyetje

Shqipëria

Detaje të reja për hetimin? Vodhi mbi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, pastruesja Rozeta Dobi rimerret në pyetje

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Rozeta Dobi

Të tjera detaje pritet të dalin nga një dëshmi e re që ka dhënë për oficerët e policisë gjyqësore pastruesja e arrestuar për grabitjen e një shume prej mbi 500 mijë euro në banesën e ish këshilltares në Kryeministri, Alda Klosit, e cila gjithashtu është pas hekurave për tre vepra penale.

Gazetari i PANORAMA TV konfirmon se prej mëngjesit të së hënës, 6 shkurt, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë për disa orë në pyetje Rozeta Dobin në ambientet e komisariatit numër 3.

Pak ditë më parë, Dobi deklaroi se do të bashkëpunonte me drejtësinë dhe dëshmia e saj e gjatë rreth 7 orë, çoi pas hekurave Alda Klosin.

Ndërkohë që Panorama mëson se ditën e martë, 7 shkurt, do të jepet masa e sigurisë për Klosin, e cila është shtruar në spital pas problemeve që shfaqi me zemrën pas arrestimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat