A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në Turqi dhe tregon situatën dramatike

Shqipëria

A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në Turqi dhe tregon situatën dramatike

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:42
Kastriot Robo

Ambasadori shqiptar në Turqi, ka dhënë ditën e sotme më shumë informacione në lidhje me situatën ku vendi ndodhet, pas tërmetit shkatërrues që ka shkaktuar mbi 5000 viktima.

I ftuar në emisionin "Shqipëria LIVE", ambasadori Kastriot Robo ka deklaruar se ka një organizim perfekt të autoriteteve turke për të përballuar situatën, por gjithçka vështirësohet dhe nga moti i keq. I pyetur nëse ka shqiptarë të dëmtuar, ai tha se nuk ka raportim për shqiptar që ka humbur jetën apo që gjendet nëm rinoja.

“Vendi është në gatishmëri maksimale. Ajo që bie në sy është organizimi perfekt i autoriteteve turke për përballimin e situatës. Ekipet e emergjencës organizojnë në mënyrë perfekte operacionet e shpëtimit. Moti i keq ama, e vështirëson shumë punën. Ka grupe më vete për shpëtimin, për kërkimin, për ushqimin dhe kujdesin e banorëve, kafshëve. Grupe të posaçëm për transportin. Një organizim i jashtëzakonshëm.

Fatmirësisht deri më tani nuk na rezulton të ketë shqiptar të vdekur apo nën rrënoja. Në linjat që kemi për qytetarët shqiptarë kemi ndihmuar disa shqiptarë që kanë kërkuar ndihmë nga ne. I kemi orientuar. Ka një tendencë të largimit të njerëzve nga ato zona në drejtim të zonave të tjera dhe tek familjarët e tyre. Njerëzit po çohen drejt Bodrumit, dhe në breg ku janë instaluar anije të mëdha.”- tha ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat