Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të! ‘Lihet jashtë’ PD

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të! ‘Lihet jashtë’ PD

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:01
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka miratuar kë të mërkurë listën e anëtarëve të KAZAZ-së të Partinë Socialiste, Partinë e Lorosë dhe PSD-së.

Për Partisë Demokratike, KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e listë së anëtarëve, edhge pse grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate, teksa demokratët ende presin një datë gjyqi mbi pronësinë e partisë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka apeluar për zgjidhjen e ngërçit të Partisë Demokratike, ndërsa e zgjedhjet pas porte dhe në mungesë të një zgjidhje juridike, ekspertët zgjedhorë mendojnë  se skenari që partia më e madhe e opozitës të mos regjistrohet në zgjedhje, është më i mundshmi.

Ai tha se më datë 7 caktohet legjitimiteti për përfaqësuesin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi: Për të mos bërë hipokritin, situata është e tillë që do duhet të konkuldojmë deri më datën 7 mbi legjitimitetin e personit që do të duhet të përfaqësojë interesat e PD më së pari me procesin e regjistrimit, këtu fillon edhe përgjigja e dytë. Duke e ritheksuar për të gjithë ata që duan të dëgjojnë vendimmarja e KQZ dhe kas do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme që në momentin që vendosim këtë në përputhje me ligjin, do të jetë një vendimmarrje shumë e thjeshtë, është vendimi më i lehtë që mund të merret për të regjistruar një subjekt zgjedhor. Në momentin më të përshtatshëm do lajmërojnë edhe anëtarët e PD-së. Në momentin që do të venddim do të bëhet gjykimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat