Plas sherri në Komision/ Deputeti i PD-së nuk duron më: Unë dua të përjashtohem

Shqipëria

Plas sherri në Komision/ Deputeti i PD-së nuk duron më: Unë dua të përjashtohem

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:08
Ervin Salianji në Komision

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga dy seanca plenare. Sipas tij, kërkesa e PS erdhi nga 7 deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend dhe se mbledhja e zhvilluar sot në Komisionin e Etikës janë të pavlefshme.

“Për etikë dua t’iu them se mbledhja është nul. Ju ftoj që të bëni një kërkesë të tjerët dhe bëni një tjetër kërkesë dhe më përjashtoni se unë mezi po pres të përjashtohem. Ju bëni mbledhje pas mbledhjeje, detyroni të flasin 7 deputetë që nuk flasin ndonjëherë kërkohet të përjashtohet sepse po flasin për çështjen e McGonigal. Përshumbull, Bildi i cili është drogmen i Shijakut, tani ky person për mbrojtje të Edi Ramës, shkon dhe bën kërkesë për përjashtimin e deputetëve. Shqetësimi kryesor që duhet të kemi të gjithë si deputetë duhet të jetë që të flasë edhe për ju. Ç’është ky dhunim? Kur flitet një përfshirje kryesore të një afere, ju s’kërkoni llogari.

Arsyeja se pse ju kërkoni, edhe në shkeljen e rregullores e para sepse është kaluar afati dhe e dyta sepse motivi është politik që t’i mbyllë gojën opozitës. Këta deputetët që s’vijnë dot këtu a kanë ndonjë ide se për çfarë bëhet kjo gjë këtu? Jo 10 ditë, po të kemi arsye edhe pushkatim do marrim nga ju. Nga drejtësia amerikane nuk do shpëtojmë as ne as unë. Mbylleni këtë dhe shpalleni të pavlefshme, gjeni 7 të saktë deputetë jo me bandat kriminale dhe grupet në Shijak.

Në 11 shkurt dalim aty përballë ne dhe bëjmë protestë. S’është kaq e thjeshtë kjo situatën se s’të jep godina legjitimitet, të jep populli. Unë dua të më përjashtoni, po aman mos merrni vendim tjetër, merreni këtë vendim të bini rehat edhe ju. Por a ka mundësi t’i bëni sipas ligjit?”- thotë Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat