“S’jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”, kuzhinieri shqiptar që u kap me drogë del para gjykatës

Shqipëria

“S’jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”, kuzhinieri shqiptar që u kap me drogë del para gjykatës

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Kuzhinieri shqiptar që u kap me drogë teksa po zbriste nga anija ku punonte deklaroi se ai nuk është kriminel ndërsa kërkoi falje në gjykatë për veprimin.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u arrestua të hënën pas një kontrolli të bërë gjatë zbarkimit nga një anije nga Shqipëria. Ishte mëngjes kur 50-vjeçari me kombësi shqiptare, punonjës i të njëjtës anije me të cilin kishte udhëtuar, u ndalua me një çantë shpine mbi supe.

Në çantën e shpinës kishte 5 kilogramë heroinë, të mbyllura në një mbështjellës të vetëm. Një sasi e vetme e destinuar për një shpërndarës droge jashtë aeroportit por nga e cila shqiptari nuk mbërriti kurrë. Financuesit e ndaluan fillimisht duke e arrestuar me akuzën e posedimit të lëndës narkotike për trafik droge.

Pas prangave, ai u dërgua në burgun në Montacuto. I ndihmuar nga avokati Tommaso Rossi, ai iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit duke pranuar përgjegjësitë e tij.

“Nuk e di pse u solla kështu. Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”.

Më pas ai kërkoi falje duke thënë se duhej t’ia dorëzonte atë çantë shpine një personi që e priste jashtë portit dhe se do të paguhej vetëm me dorëzimin e drogës, por policia u tregua më shpejtë se ai.

Policia tatimore po heton origjinën e drogës për të gjetur se kush mund ta ketë furnizuar dhe mbi të gjitha për kë do të dorëzohej sapo të mbërrinte në Ankona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat