Opozita nesër në protestë para kryeministrisë/ FNSH dhe forcat Shqiponja ‘zbresin’ në terren, në gatishmëri edhe RENEA

Shqipëria

Opozita nesër në protestë para kryeministrisë/ FNSH dhe forcat Shqiponja ‘zbresin’ në terren, në gatishmëri edhe RENEA

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Policia ka hartuar një plan masash në lidhje me protestën e radhës kombëtare të thirrur nga opozita këtë të premte.

Gazetari i Panorama TV Ervin Leka bën me dije se për ruajtjen e sigurisë do të jenë të angazhuara edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me ato Shqiponja.

Nga ana tjetër do të ketë edhe prezencë të forcave RENEA, të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri, por më të tërhequra.

Pritet të ketë survejim mbi godinat e institucioneve, ndërkohë dyert e kryeministrisë do të vishen me pjesë metalike.

Shtyllat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të lyhen me graso. Katër autobote të policisë do të jenë në gatishmëri për të shpërndarë turmën në rast se do të ketë incidente apo përplasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat