Ish-ministri i Drejtësisë: Qytetarët këtu rrezikojnë vendet e punës e bizneset për të dalë në shesh

Shqipëria

Ish-ministri i Drejtësisë: Qytetarët këtu rrezikojnë vendet e punës e bizneset për të dalë në shesh

Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:01
Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi i ka konsideruar protestat e opozitës ndër më masivet në Europë. Në një intervistë për “Panorama TV”, Bumçi deklaroi se janë dhjetra mijëra qytetarë që mbushin sheshet.

Ai shtoi se qytetarëve në Shqipëri iu rrezikohen edhe vendet e punës apo bizneset që iu  bashkohen protestave, por sërish nuk e braktisin sheshin.

Pyetje: Si është situata brenda PD pas dhënies së vendimit për vulën?

Aldo Bumçi: Gjyqi nuk ka ndryshuar asgjë. Ne nuk është se kishim ndonjë iluzion se Rama nuk i kontrollon gjykatat. Sot jemi partia që i mbijetoi një projekti për ta shkatërruar. Opozita është një institucion. S’ka media të lirë pa një opozitë. Aty ku goditet opozita, s’ka më të drejta. Një opozitë thellësiht pro perëndimore. Ne s’kemi lekë t’u japim njerëzve, s’kemi ndërtime. Këta njerëz që dalin me dhjetra mijëra. Ka qenë një protestë një nga më të mëdhatë. Ramës iu fut frika nga protesta.

Votat janë shumëfish. Protestat e opozitës shqiptare janë ndër më të mëdhatë në Europë. Protestohet në Bukuresht, por është sa e gjithë Shqipëria. Të protestosh në Bukuresht nuk rrezikon as vendin e punës. Në Francë, jelekverdhët ishin 300 mijë nga 67 milionë. Këtu rrezikon punën, rrezikon bizneset. Këto protesta janë si një ajsberg. Pse u mor vendimi i djeshëm, se Edi Rama është i fortë? Jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat