Drejtoresha e burgut, Nertila Koka tregon punën në krye të IEVP Lezhë

Shqipëria

Drejtoresha e burgut, Nertila Koka tregon punën në krye të IEVP Lezhë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Thonë që burgu është punë burrash, por Nertila Koka, e ka hedhur poshtë këtë shprehje.

Prej një viti tashmë ajo është në krye të IEVP Lezhë.

Nertila tregoi se si është ta drejtojë këtë institucion ku janë të burgosur 510 burra.

Me marrjen e këtij posti, Nertila na tregon që jeta e saj ka marrë një kthesë të madhe duke ndryshuar jo vetëm stilin e jetesës, por edhe mënyren se si ajo i sheh gjërat në jetën e përditshme.

Ajo thotë se gratë janë një aset dhe se munden të drejtojnë çdo lloj institucioni, gjithashtu lidhur dhe me ngjarjet e fundit kriminale ajo bën thirrje që njerëzit të jenë më të përgjegjshëm për veprimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat