“Shqipëria, vendi më i korruptuar në Ballkan”, Tabaku: Ja si mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave

Shqipëria

“Shqipëria, vendi më i korruptuar në Ballkan”, Tabaku: Ja si mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:53
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se Shqipëria është vendi më pak i favorshëm për të bërë biznes, pasi sipas saj ka një shtet të kapur që miraton ligje me porosi.

Gjithashtu Tabaku thotë se sistemi i taksave favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën.

REAGIMI:

Çfarë mund të bëjë një shtresë e mesme sot? Mund të blejë një shtëpi pa pasur një normë të lartë interesi mbi kokë sepse çmimet e shtëpive kanë shkuar në qiell?! Jo!

A ka një rrogë më të mirë dhe më shumë të ardhura se sa dje? Jo! Të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në rajon.

A taksohet aftësia e tij më shumë se sa taksohen bizneset e oligarkëve? Po! Sot, shtresa e mesme taksohet me 23%. Një ligj special do të taksojë sipërmarrësit e vetëpunësuar me 23% gjithashtu ndërkohë që oligarkëve u jepen falje taksash pa limit.

Shqipëria është vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes në rajon. Ka një shtet të kapur që ka miratuar mbi 10 ligje me porosi.

Sistemin e taksave që favorizon oligarkinë dhe jo konkurrencën.

Vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor kurse shqiptarët janë të parët në Europë për shkak se mungon meritokracia dhe mobiliteti social.

Si mund të shpëtojmë? Tre pikat e mia të propozuara që në nisje të sesionit parlamentar:

Tregu i lirë përballë tregut të kapur dhe shtetit të kapur që prodhon një sistem të mbyllur.

Lufta kundër korrupsionit përmes ligjeve dhe vullnetit politik që kjo qeveri nuk e ka.

Mobiliteti social që arrihet përmes konkurrencës dhe jo oligarkisë.

Ne mund ta rrëzojmë sistemin e kalbur të 3 dekadave përmes Lirisë së Tregut, mobilitetit social, luftës kundër korrupsionit & taksave të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat