“Problemet shpërthejnë si ujërat e zeza”, Gjekmarkaj për raportin e DASH për ‘Prestige’: Evidentohen shkeljet procedurale. Koha që qeveria të tërhiqet nga presioni ndaj medias

Shqipëria

“Problemet shpërthejnë si ujërat e zeza”, Gjekmarkaj për raportin e DASH për ‘Prestige’: Evidentohen shkeljet procedurale. Koha që qeveria të tërhiqet nga presioni ndaj medias

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:40
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj iu është bashkuar reagimeve për raportin e DASH për shembjen e Prestige Resort.

Gjekmarkaj theksoi se raporti i DASH ngre shqetësime për atë çka nuk shkon e bëhet keq në vendin tonë duke i adresuar problemet e pafundme që shpërthejnë si ujërat e zeza.

Mes të tjerash Gjekmarkaj tha se ky raport evidenton shkeljet procedurale për prishjen e hotelit.

REAGIMI I GJEKMARKAJT

Një vend si Shqipëria, e cila po vuan për të ndërtuar shtetin e sundimit të ligjit dhe të standardeve demokratike ka bërë një zgjedhje nga pikëpamja retorike racionale.

E ka bërë atë pushteti e ka bërë opozita në këto 32 vjet. E kam fjalën për politiken amerikane, deklaratat dhe raportet e DASH. Ato nuk mund t’i përdorim vetëm si fruste ndaj njeri tjetrit kur na shkon për shtat. Kur na bie hidhet e shtyjmë, e refuzojmë, e interpretojmë fshtaçe.

E para që duhet të reflektoje ndaj tyre është ajo që ka përgjumësinë më të madhe pra qeveria. Raporti i fundit i Dash ngre shqetësime për shumë çka nuk shkon e bëhet keq në vendin tonë duke i adresuar problemet e pafundme që shpërthejnë si ujërat e zeza. Në kauze thërritet qeveria.

Raporti i Dash ngre shqetësim, evidenton çedimet procedurale për prishjen e hotelit “Prestige Resort” pronari i të cilit posedon disa nga mediat më të rëndësishme në vend duke aluduar që mes këtij fakti dhe linjës editoriale ka lidhje gjë e papranueshme për një demokraci liberale. Gjithë kohen Qeveria në luftën e saj politike ndaj opozitës përdor si argument disa vendime të DASH që kanë trazuar politiken tonë e atë opozitare në veçanti.

Sot ky institucion i lartë i SHBA ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardeve në raport me DASH dhe SHBA. Përmendja e kësaj ngjarjeje në raport është mbështetje morale, por edhe legale për drejtuesit e këtyre mediave si dhe drejtim gishti ndaj qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat