Avokati i bën thirrje SPAK-ut: Ju tregoj cila është afera më e madhe në 30 vjet

Shqipëria

Avokati i bën thirrje SPAK-ut: Ju tregoj cila është afera më e madhe në 30 vjet

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:15
Sali Berisha

Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin Now se afera më e madhe e korrupsionit në historinë e vendit është Rruga e Kombit.

Sipas tij, SPAK duhet t’i rikthehet kësaj afere, ku janë shpërdoruar 1,4 mld euro dhe asnjë njëri nuk është pas hekurave.

“Ne si popull kemi kujtesë të shkurtër.

Nëse do të isha në rolin e Dumanit, afera më e madhe në 30 vitet e fundit është Rruga e Kombit. Me 1,4 mld euro të shpenzuara me një kompani që ka ndërtuar me trefishin e standardeve në Kosovë dhe prapa hekurave nuk ka asnjëri.

Disa gjëra nuk duhen lënë në harresë”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat