Policia e Lushnjes ka parandaluar vjedhjen e një banese të një biznesmeni në Lushnje, pasi kanë arrestuar në flagrancë tre autorët të cilët lëviznin me armë në automjet.
3 personat kishin planifikuar një grabitje të përmasave të mëdha në banesën e një biznesmeni të njohur në Lushnje.
"Lushnjë/Parandalohet një vjedhje me armë.
Kishin planifikuar vjedhje me armë, në rrethin e Lushnjës, falë inteligjencës informative, shërbimet e Policisë parandalojnë vjedhjen.
Gjatë ndjekjes nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, 3 autorët që qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara, duke përfituar nga errësira, braktisën automjetin, por u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga Policia.
Sekuestrohen municion luftarak dhe automjeti i autorëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas që qarkullonin me një automjet kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë, në rrethin e Lushnjës, kanë organizuar punën për parandalimin e vjedhjes, kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak."