“Stop”, tabela që nuk respektohet/ Pikat e “vdekjes” në Tiranë! Policia: Po i monitorojmë

Shqipëria

“Stop”, tabela që nuk respektohet/ Pikat e “vdekjes” në Tiranë! Policia: Po i monitorojmë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Kjo tabelë haset shpesh në disa akse rrugore, por rezulton se jo të gjithë drejtuesit e mjeteve e respektojnë si duhet çka ka sjellë dhe aksidente me dëme material apo me pasoja.

Më tipike shkelja kësaj sinjalistike qoftë kur është horizontale ashtu edhe vertikale ndodh  në rrugën Janiosh Huniadi dhe Perlat Rexhepi në kryeqytet si dhe në aksin Fushë Prezë – Rinas.

Kjo ka detyruar policinë rrugore të Tiranës të monitorojë në terren edhe respektimin e kësaj sinjalistike.

“Po monitorojmë zbatimin e tabelës stop e cila është ndalim i menjëhershëm.”- tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tirane

Vazhdimi i lëvizjes duhet të ndodhë pasi drejtuesi duhet të sigurohet se rruga është e lire. Përveç kësaj polica rrugore e Tiranës për vitin 2023 ka dhe objektiva të tjera. Kontrollet në terren po kryen me mjete inteligjente dhe ne disa raste dhe në bashkëpunim me policinë bashkiake.

“Kemi insistuar ne mospërdorimin e pijeve alkoolike mosrregullimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, rripat e sigurimit, kaskat mbrojtëse, vizat e bardha, matjen me aparat për konsumimin e gomave për te gjitha mjetet”- tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tirane

Tashmë policia nuk është vetëm në rrugë apo pas një radari por ajo monitoron dhe mediat dhe rrjetet sociale.

“Një grup i veçantë që monitoron denoncimin në medias apo rrjete sociale të cilat po ndëshkohen “– tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tiranë.

Por shkelje nuk kryejnë vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët.

“Po punojmë për të ndëshkuar dhe këmbësorët të cilët shpesh  janë shkak determinant për ardhjen e pasojave.”- tha Besmir Qibini shef i qarkullimit rrugor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat