Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Gjendet një makinë e djegur në Golem, çfarë u zbulua brenda automjetit

Shqipëria

Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Gjendet një makinë e djegur në Golem, çfarë u zbulua brenda automjetit

Më: 27 mars 2023 Në ora: 07:54
Makinë e djegur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë zyrave të Top Channel, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, duke lënë të vrarë rojen.

Panorama TV mëson se një automjet tip “Range Rover”, me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Golem të Kavajës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj një armë zjarri kallashnikov, 2 kallashnikov.

Viktimë e kësaj ngjarje të rëndë mbeti Pal Kola 60 vjeç, roja i sigurisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat