Debatet në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 14 Majit/ Bardhi kundër Alibeajt: Mos i çojmë demokratët në përplasje dhe betejë mes veti

Shqipëria

Debatet në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 14 Majit/ Bardhi kundër Alibeajt: Mos i çojmë demokratët në përplasje dhe betejë mes veti

Më: 27 mars 2023 Në ora: 12:41
Deputeti demokrat Gazment Bardhi

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, se 14 maji nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve.

Panorama mëson se lidhur me kandidaturat për kryebashkiakë, Bardhi thotë se “të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt. Unë bëre thirrja që ne, pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh”.

“Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin. Qëndrimi im ka qenë që 14 maji nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve.

Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat. Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kjo nuk do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt. Unë bëre thirrja që ne, pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr”, mësohet të ketë deklaruar Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat