“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin”/ Kryeministri Rama përplaset me gazetaren: Më lini të flas!

Shqipëria

“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin”/ Kryeministri Rama përplaset me gazetaren: Më lini të flas!

Më: 27 mars 2023 Në ora: 23:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala, duke bërë që situata të tensionohet.

Pas pyetjeve që gazetarja i bëri, Rama u shpreh se ajo nuk po e lejon të kthejë një përgjigje.

Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.

Edi Rama: Në cilin thelb, që ti ke thënë katër fjali nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas!

Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më, por nuk ka ndryshuar mendim.

“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”, deklaroi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat