Arben Ahmetaj ankimoi vendimin për kontrollin në banesa, ja gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në “Apel”

Shqipëria

Arben Ahmetaj ankimoi vendimin për kontrollin në banesa, ja gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në “Apel”

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:47
Arben Ahmetaj

Gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e SPAK në banesa është Dhimitër Lara.

Sipas News24, gjyqtari Lara, i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues.

Kjo pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat