Kandidati i Alibeajt për Vorën: Nuk u regjistrova dot në KQZ për arsye familjare

Shqipëria

Kandidati i Alibeajt për Vorën: Nuk u regjistrova dot në KQZ për arsye familjare

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Kandidati i PD i drejtuar nga kryetari i komanduar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka mundur të regjistrohet dot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, tha ai.

Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga News 24 ka sqaruar se nuk ka mundur të regjistrohet për arsye familjare.

Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat