Si po shkojnë hetimet për sulmin ndaj Top Channel? Hoxha zbulon shumën që policia ka vënë për këdo që ka informacion

Shqipëria

Si po shkojnë hetimet për sulmin ndaj Top Channel? Hoxha zbulon shumën që policia ka vënë për këdo që ka informacion

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:14
Anila Hoxha

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka dhënë detaje të lidhje me hetimet  për sulmin e kryer ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, Hoxha deklaroi se policia është larg zbulimit të autorëve, prandaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke ofruar dhe një shpërblim prej 100 mijë eurosh për këdo që ka informacion.

“Janë shumë larg autorëve por dhe organizatorëve. Është vënë në rrezik jeta e një punonjësi por dhe e shumë të tjerëve që ishin turni i tretë. Është vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh, në shkëmbim të çdo informacioni për ngjarjen. Historia na ka treguar se bashkëpunimi i qytetarëve për të dhënë informacione për ngjarje të tilla, është i vakët, për të mos thënë nuk ka fare.

Dimë që ky sulm ishte për shkak të misionit të Top Channel. Janë marrë dëshmitë e 10 punonjësve të Top Channel që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes. Janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në godinën, në bizneset përreth, gjatë rrugës por dhe gjatë autostradës.

Është shume e rëndë të quash vendngjarje një media. Por kështu ishte, ngado kishte plumba, kishte një viktimë. E reja është vetëm shpërblimi dhe numri i telefonit që policia ka vënë në shërbim të qytetarëve, dhe kjo tregon se edhe pse hetimet vazhdojnë, shpresat për ta zbardhur janë të vakëta.”- tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat