Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të Indrit Hoxhës si kandidat për kryetar bashkië ne Vorë, u ndal edhe tek banorët e Bërxullës, të cilët protestojnë vazhdimisht kundër projektit të rrugës.
Berisha tha se atyre po u rrëmbehet toka në mënyrë të dhunshme, ndërsa theksoi se zv.kryeministrja nuk do t’ia dijë për ta, pasi porosit biftekun 1000 mijë dollarë”.
“Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin. Ata i ndalon vetëm vota. Ndaj dhe unë ju ftoj të bëjmë gjithçka për një triumf të vërtetë të opozitës shqiptare më 14 maj.
Banorët e Bërxullës, solidaritet të plotë. Shiko ca ndodh ua rrëmbejnë dhunshëm tokën. 11300 km rrugë janë ndërtuar. Ku e keni parë që janë bërë protesta dhe kanë ndërtuar ndërtimin.
Ka ndodhur njëherë tek Unaza e Re dhe i kam kërkuar ministrit shko dëgjoi ku e kanë hallin. Më thotë që ligji nuk ja jep atë që ja kërkojnë. Kërkesa e tyre ishte e drejtë. Trualli ishte ne mes të Tiranës ata kërkonin çmim tregu. Sapo jua thamë nuk bënë protestë. Ja plotësuam kërkesën. Ka patur 2-3 raste në rrugën e Kombit, bëmë të njëjtën gjë.
Këta sillen si banditë me qytetarët, nga do e dijë Belinda, Belinda që ulet dhe porosit biftekun 1000 dollarë. E Kuptoni apo jo. Sa një ka. Mëzati kushton më lirë. Ajo nuk ka si t’ua dijë qytetarëve. Është një nomenklaturë e lidhur me krimin, me vjedhjen dhe drogën”, tha Sali Berisha.