Berna: Shqipëria i vetmi vend nga ballkani që Zvicra nuk ka marrëveshje koordinimi mbi sigurimet shoqërore

Shqipëria

Berna: Shqipëria i vetmi vend nga ballkani që Zvicra nuk ka marrëveshje koordinimi mbi sigurimet shoqërore

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:43
Ilustrim

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të marrin pensionin e plotë AVS ose AI sapo të kthehen në vend, pasi Parlamenti i Zvicrës miraton konventën me Shqipërinë.

Marrëveshja synon të koordinojë sigurimin e pensioneve të dy shteteve përsa i përket pleqërisë, vdekjes dhe paaftësisë. Në Zvicer sot jetojne dhe verpojne mbi 3000 shtetas shqiptare, kure ne Shqipëri jetojnë rreth 70 shtetas zviceranë, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Shqipëria është i vetmi vend ballkanik me të cilin Zvicra nuk ka lidhur ende një marrëveshje koordinimi të sigurimeve shoqërore, tha raportuesi i komitetit Damian Müller te cilen marrëveshje Kosova e ka edhe pse ështe shteti me ri ne Evropë.

Konventa ne fjalë korrespondon me ato të lidhura me vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Dispozitat kanë të bëjnë veçanërisht me marrjen parasysh të periudhave të sigurimit për hapjen e të drejtës për përfitime, përgjegjësinë e personave që ushtrojnë një veprimtari fitimprurëse dhe ndihmën e ndërsjellë administrative. Konventa krijon gjithashtu një bazë ligjore për të luftuar abuzimin.

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të marrin pensionin e plotë AVS ose AI sapo të kthehen në vend. Marrëveshja synon të koordinojë sigurimin e pensioneve të dy shteteve përsa i përket pleqërisë, vdekjes dhe paaftësisë.

Miratimi kesaj konvente eshte rezultat i bashkepunimit te parlamentit helevetik me ate shqiptar qe nga vizita e pare e ish-kryeparlamentarit shqiptar Ilir Meta qe kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Zvicër sim kretar i Kuvendit nga 17 deri më 19 mars 2015, me ftesë të nga homologu i tij zvicerane z. Stéphane Rossini.

“Ne po kontribuojmë në stabilitetin e situatës në këtë vend dhe në atë të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”, deklaroi presidenti i Konfederatës Alain Berset.

Në Shqipëri jetojnë rreth 70 shtetas zviceranë dhe në Zvicër janë vendosur 3000 shqiptarë. Marrëveshja do të shmangë përgjegjësinë e dyfishtë.

Dhe për të saktësuar se kostoja shtesë vjetore e lidhur me hyrjen në fuqi të marrëveshjes llogaritet në rreth 2.5 milionë franga, nga të cilat dy milionë do të përballohen nga sigurimet. Konventa është nënshkruar më 18 shkurt 2022. Ajo do të hyjë në fuqi sapo të jetë ratifikuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat