Zgjedhjet lokale/ Gazment Bardhi nga Vau i Dejës: Presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e opozitës rreth një kandidati

Shqipëria

Zgjedhjet lokale/ Gazment Bardhi nga Vau i Dejës: Presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e opozitës rreth një kandidati

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:58
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një takim më Kryesinë në Vaun e Dejës, ka deklaruar se presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

Ai ka shtuar se 14 Maj është dita që kjo bashki të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019.

Postimi i plotë:

Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm.

Së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë të PD ndamë qëndrimin e përbashkët se për 4 vjet Bashkia e Vaut të Dejës është marrë peng nga Tom Doshi, ortaku politik i Edi Ramës.

14 Maj është dita që Bashkia e Vaut të Dejës të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat