Gazment Bardhi kundër Alibeajt, del në fushatë krah kandidatit të Berishës: Presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e opozitës

Shqipëria

Gazment Bardhi kundër Alibeajt, del në fushatë krah kandidatit të Berishës: Presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e opozitës

Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi, ka dalë në fushatë krah kandidatit të Sali Berishës në Vaun e Dejës Zef Hila, duke braktisur kandidaturën e Enkelejd Alibeajt, atë të Klomentina Drini.

Ai tha se interesi më i mirë i demokratëve ishte që të kishin një kandidat dhe të fitonin bashkinë.

Ndryshe nga çdo bashki tjetër ku Kryesia ka miratuar një kandidat, unë respektoj vendimin, pavarësisht se kam votuar të mos ketë kandidat.

Në rastin e Vaut të Dejës, situata është e ndryshme, sepse Kryesia ka votuar që të mos ketë kandidat të dytë. Interesi më i mirë i demokratëve ishte që të kishim një kandidat dhe demokratët të fitonin bashkinë”, u shpreh Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat