Euro, niveli më i ulët në 30 vite/ Forcimi i lekut po ul çmimet por po godet prodhimin vendas

Shqipëria

Euro, niveli më i ulët në 30 vite/ Forcimi i lekut po ul çmimet por po godet prodhimin vendas

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Euro ka arritur në nivelin e 111 lekëve, duke shënuar minimumin më të ulët historik në 30 vite.

Sipas bankës së Shqipërisë, zhvlerësimi i monedhës është një zhvillim normal i tregut

Gjatë vitit 2022 tkurrje të deficit tregtar, tkurrje të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të fortë të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte. Të gjitha këto kanë bërë që hyrjet në tregun shqiptar të kenë qenë më të larta se në vitin 2021. Ndërhyrja bëhet vetëm në ato raste kur ka ç’rregullime të funksionimit të tregut, nga analiza jonë nuk na rezulton diçka e tillë.”- shprehet  Klodion Shehu, drejtor i stabilitetit financiar.

Por, Shqipëria 70% të tregtisë e jashtme e zhvillon me vendet e Bashkimit Europian. Shtatë shoqata biznesesh i kanë dërguar një letër institucioneve duke kërkuar marrjen e masave. Zhvlerësimi i monedhës në harkun e një viti sipas tyre po shkakton humbje të mëdha. Ata parashikojnë se efektet negative afatgjata të këtij zhvillimi do kenë të njëjtin efekt si viti famëkeq 92’, ku shqipëria vetëm importonte mallra

“Kemi kërkuar një analizë të thelluar të kësaj situate, të na jepen disa përgjigje serioze dhe të shohim si do veprohet me pas për ta normalizuar atë.  Ne kemi kontrata minimalisht 1 vjeçare, po ta marrim me vitin e kaluar, euro në krahasim me të njëjtën periudhë ka një rënie me 10%. Pra, çdo ndërmarrje, çdo muaj ka rënie me 10%. Në momentin që inflacioni ka bërë punën e vet, biznesi ka rritur pagat, ne përballemi edhe me këtë problematikë, them se e ardhmja e bizneseve eksportuese do të jetë shumë problematike.”- shprehet Florian Zeka, përfaqësues i industrisë fason.

Por, nga krahu tjetër mbiçmimi i lekut ka dhënë dy efekte pozitive. Fillimisht  në uljen e borxhit publik ku gjatë tremujorit të parë arriti nivele mjaft të ulëta, ndërsa banka Shqipërisë bën me dije se edhe presioni nga çmimet e mallrave të importuara ka rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat