Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Të zbardhet krimi, larg ndikimit politik dhe pa ndërhyrje!

Shqipëria

Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Të zbardhet krimi, larg ndikimit politik dhe pa ndërhyrje!

Më: 30 prill 2023 Në ora: 13:30
Ardian Nikulaj

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 prillit.

Ai ka kërkuar që ngjarja kriminale të zbardhet me çdo detaj, larg ndikimit politik dhe pa asnjë ndërhyrje, duke shtuar: “Rilindas mos luani me zjarrin se keni për tu djeg të parët, dhe kurrë lezhjanët”.

“Nuk i përkas asaj rrace politike që të përfitoj nga një fatkeqësi e një bashkë qytetari tim. Jam e kundërta juaj dhe modelit tuaj. Ndaj, neveri për gjithë atë që deklaroni”, theksoi Pashk Gjoni.

Pashk Gjoni: “Reagim i detyruar ndaj ministrit të Dosjes 184! Ministri famëkeq i zhdrejtësisë dhe sejaminët e tij, bashkë autorë të masakrës zgjedhore të Dibrës, dosjes 184, janë në ditët e tyre më të vështira, ndaj kanë humbur logjikën e veprimeve dhe deklaratave.

Nuk kanë për t’ia dalë me lezhjanët, do të pësojnë humbjen më të madhe që rilindasit kanë marrë ndonjëherë në Lezhë. Mos luani me zjarrin se keni për tu djeg të parët, dhe kurrë lezhjanët. Nuk iu dhimbset aspak Lezha se, realisht nuk iu lidhë asgjë me të. E keni parë si plaçkë prej 4 vitesh, ndaj më 14 Maj, do dilni të turpëruar nga qyteti që jeton edhe më qetë pa praninë tuaj nëpër këmbë.

Ngjarja kriminale e Shëngjinit duhet të zbardhet me çdo detaj, larg ndikimit politik dhe pa asnjë ndërhyrje. Nuk i përkas asaj rrace politike që të përfitoj nga një fatkeqësi e një bashkë qytetari tim.

Jam e kundërta juaj dhe modelit tuaj. Ndaj, neveri për gjithë atë që deklaroni. Nuk do të merrem më me ju që të bie në batakun që kërkoni të fshiheni. Bashkë me mijëra banorë në katër anët e Lezhës, më 14 Maj, shpëtojmë të ardhmen që absolutisht, do të jetë krejt ndryshe nga modeli që ofroni ju".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat