Alibeaj takim në Fushë-Krujë: Të majtët kanë dashur ta asgjësojnë këtë parti, Edi Rama është armiku më i madh i shqiptarëve

Shqipëria

Alibeaj takim në Fushë-Krujë: Të majtët kanë dashur ta asgjësojnë këtë parti, Edi Rama është armiku më i madh i shqiptarëve

Më: 30 prill 2023 Në ora: 17:31
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Fushë-Krujë.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se PD ka qenë nga agresion të përhershëm nga pushteti dhe sipas tij, të majtët kanë dashur ta asgjesojnë këtë forcë politike përmes shantazheve dhe kërcënimeve.

Alibeaj tha se ka një “Trini” që i është vendosur demokratëve, duke etiketuar kështu kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai shtoi se armiku më i madh i shqiptarëve është Edi Rama dhe modeli i tij në bashkitë e vendit.

“Jemi në një situatë, nga njëra anë e pranoj, jo situate më e mirë e mundshme për PD-në. Por me zërin plot mund të them që “PO” PD do të jetë, ashtu si 33 vite më parë, partia e qëndrestarëve dhe njerëzve të lirë. PD realisht është ndodhur nën agression nga pushteti. Gjithmonë pushteti, të majtët, e kanë trysnuar, shantazhuar, me qëllim për ta asgjësuar PD-në. Pjella e komunimit këtë ka pasur si qëllim të saj. Ky ka qenë agresioni më i madh që PD ka ndierë. Sot kemi mundësinë për ta parë dhe kuroajon për ta thënë.

Prej një viti e gjysmë jemi nën aggression edhe nga brenda nesh. Është e papranueshme që shpërblimi për demokratët të ishte një ndarje si kjo. Ka një trini që i është mbivendosur demokratëve dhe PD-së. Nuk dihet kush është ati, kush është biri dhe kush është shpirti i pashenjtë. Ky trekëndësh që i janë vërsulur PD-së dhe kërkojnë ta asgjësojnë. Njëri ka ka shpopulluar Shqipërinë, një tjetër e ka vjedhur me 33 vite Shqipërinë, kurse tjetri do që ta zbrazë PD-në për ti marrë njerëzit te Partia e vetë. PD është, PD do të jetë, PD konkuron në 14 maj dhe do të vazhdojë të jetë edhe pas 14 majit. Sot jemi në një sfidë si ajo e 90-ës.

Ajo se çfarë ndodhi ishte ajo që t’i mohoej edhe ekzistenca e saj. Në qershor të 92-ish Xhejms Bejker erdhi dhe bekoi forcën e parë anti-komuniste të Shqipërisë. Këtë 1 vit e gjysmë kërkuan të na largonin nga perëndimi, të na kthenin në një repart sulmi kundër perëndimit. Kjo është arsyeja pse ekzistojmë. Aleanca jonë, e PD-së me Perëndimin, është aleancë e shenjtë. Është kjo parti që është baza e vetme politike e perëndimit në Shqipëri. Por edhe në rajon. Ndihem krenar me përfaqësuesit tanë. Ajo që ka munguar është se nuk kemi treguar disa të vërteta të mëdha. Të përndjekurit që kanë qenë baza e kësaj partie dhe për pronarët nuk është bërë asgjë.

Mision e ka pasur PD dhe nuk e ka bërë dot gjatë 33 viteve. Por një parti e djathtë e mbështetur te shtresa më fisnike, të ketë frikë të flaës për dekomunistizimin. Vetëm tani pak nga pak, bashkë me kolegët e mi kemi filluar të hapim pak nga pak fletët e dosjeve të pluhurosura të ish-sigurimit të shtetit. E di që në këtë fushatë kundërshtari më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, regjimi i Edi Ramës. Dhe Edi Ramët e vegjël nëpër bashki. Edhe në diktaturë, ishte po e njëjta pamje. Si ja bëjnë shqiptarët për t’i dalë përballë këtij regjimi?”, u shpreh Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat